KUJDESI NDAJ AKSESORËVE

Si mund të kujdeseni për bizhuteritë SO&FI?

Për të ruajtur cilësinë dhe freskinë e bizhuterive SO&FI dhe për t'i mbajtur të ndritshme dhe të bukura, duhet që të kujdeseni siç duhet për to.

Disa sugjerime janë

  • Mbani larg bizhuterive të gjitha kimikatet, vajrat dhe produktet e kozmetikës. Largoni bizhuteritë nëse jeni duke kryer punë, pastrim apo dhe gjatë përdorimit të detergjentëve pastrues, të cilat mund të dëmtojnë dhe gërryejnë veshjen e aksesorit.
  • Nuk duhet t'i ekspozoni bizhuteritë e veshura me flori në ujëra të pasura me kripë. Mund t'i largoni ato përpara se të hyni në pishinë, vaskë apo det. Sepse mos harroni që dhe floriri i pastër e humbet shkëlqimin e tij kur ekspozohet ndaj ujit.
  • Vajrat e trupit apo Ph i lëkurës gjithashtu mund të dëmtojë veshjen e floririt të bizhuterive. Për këtë mund të kujdeseni duke i pastruar bizhuteritë tuaja me një pecetë të butë, sapun të lehtë të lëngshëm dhe ujë të ngrohtë.

-Pastrimi i rregullt i bizhuterive tuaja të veshura me flori do t'ju ndihmoje te rezistojnë më gjate.

-Shmangni ruajtjen e bizhuterive në ambiente të lagështa dhe përpiquni ti mbani ato në një vend të freskët dhe të thatë.