KRIJIMI I SO&FI
Për vite e vite me radhë pasioni im më i madh ka qënë eleganca... deri në momentin kur lindi ideja ime për SO & FI. Atje ku pasioni, eleganca dhe estetika gjejnë misherim!
SO & FI është fryti i dashurisë, është zanafilla e gjithckaje. Origjina e emërtimit të këtij brand-i vjen nga bashkimi i dy shkronjave të para të fëmijëve të mi - Sotiris & Filippos. Ashtu sikurse fëmijët janë thesari më i cmuar i një nëne, janë forca më e madhe dhe këto bizhuteri janë mjaft unike dhe të vecanta.
Tek SO & FI ju do të gjeni: dizajnin, cilësinë dhe elegancën. E-shop ynë ofron produktet më premium, me kualitet të lartë, të cilat, ju bëjnë të ndiheni jo vetëm sharmante, plot stil e klas, por dhe të fuqishme dhe plot vetbesim.
SO & FI ofron aksesorë të përzgjedhura për kohën dhe stilin e cdo vajze, në cdo etapë të jetës së saj. SO & FI mundëson elegancën e shumëkërkuar. Aksesorët e rafinuar në menyrë klasike do të përmirësojnë veshjen tuaj dhe do të nxjerrin në pah sofistikimin. Tregojeni se e vlerësoni veten dhe e doni atë. Tregojeni atë përmes aksesorëve...
Tregojeni përmes SO & FI !